‘Qeveria po mbyt qytetarët me taksa’, Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80% më shtrenjtë se në Kosovë!

‘Qeveria po mbyt qytetarët me taksa’, Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80% më shtrenjtë se në Kosovë!

Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria shqiptare është duke “mbytur” qytetarët me taksa, ndërsa u ndal në çmimin e naftës. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se modeli i kësaj mazhorance është modeli i grabitjes së qytetarëve, ndërse ka shtuar se çmimi i shtrenjtë i naftës ka një ndikim të drejtë për drejtë në koston e jetesës dhe varfërinë e qytetarëve. Postimi i plotë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.Ky është...