“Qeveria po mbron Ballukun për të shpëtuar Ramën”, Balliu para protestës: Integrimi në BE po sakrifikohet për..
Sot Partia Demokratike organizon protestën e radhës kombëtare, e cila pritet të nisë nga selia e PD-së dhe të vijojë me marshim drejt Kryeministrisë, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë dhe zhvillimeve të fundit politike në vend. Para nisjes së protestës, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për një emision televiziv, ka akuzuar qeverinë se është e angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Sot e gjithë qeveria është e angazhuar në mbrojtje të Belinda Ballukut, sepse në atë dosje është edhe vetë Edi Rama. Shqipëria nuk mund të merret peng dhe integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të sakrifikohet vetëm për të mbrojtur Belinda Ballukun,” u shpreh Balliu. Sipas deputetit demokrat, protesta synon të përcjellë mesazhin se...
Burimi:
sot.com.al