‘Qeveria po dështon rëndë në sigurinë ushqimore’, PL: Shëndeti i qytetarëve në rrezik

‘Qeveria po dështon rëndë në sigurinë ushqimore’, PL: Shëndeti i qytetarëve në rrezik

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, znj. Silvana Bajrami, deklaroi sot se qeveria shqiptare po dështon rëndë në një nga detyrimet më bazike të saj, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke theksuar se mungesat serioze në sigurinë ushqimore janë konfirmuar edhe nga Raporti i Progresit 2025 i Komisionit Evropian. Sipas Bajramit, raporti evidenton mangësi të rënda në kontrollin e ndotësve ushqimorë, në analizat laboratorike dhe në garantimin real të sigurisë ushqimore. Ajo denoncoi se sot në tregun shqiptar qarkullojnë produkte ushqimore pa analiza të detyrueshme laboratorike, pa certifikata të verifikueshme dhe pa asnjë garanci reale për konsumatorin. Ajo theksoi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është shndërruar në një institucion formal, që reagon vetëm pas skandaleve, ndërsa kontrolli real mungon. Sipas saj, importet...