Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Me qëllim lehtësimin e kostove për transportin urban dhe interurban publik pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve, qeveria parashikon të rikthejë skemën për subvencionimin e naftës. Pas kërkesa dërguar ministrive për marrjen e masave, Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban kanë zhvilluar ditën e sotme takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi. Kryetari i Shoqatës të Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për A2CNN se gjatë takimit u vendos që shërbimi do vazhdojë dhe shteti do marrë masa për subvencion. Subvencionimi si masë mbrojtëse për sektorin u zbatua edhe në periudhën e krizës së vitit 2022, për shkak të luftës në Ukrainë. Në atë periudhë transporti publik u subvencionua me për naftën në masën...