“Qeveria peng i krimit”, Balliu paralajmëron Ramën: Protesta e 24 janarit nis qëndresën pa ndalim deri në dorëheqje
Opozita do të zbresë sërish në protestë kombëtare ditën e shtunë, më 24 janar. Deputeti demokrat Klevis Balliu, në një intervistë televizive, ka zbuluar se ky tubim nuk do të jetë si të tjerët, por do të shënojë fillimin e një faze të re aksioni të pandërprerë. Sipas tij, fokusi i opozitës tashmë është te “qëndresa”, një koncept që nënkupton jo një protestë të vetme, por vazhdimësinë e betejës kundër qeverisë. Balliu theksoi se strategjia e re synon të shmangë gabimet e së shkuarës, ku aksionet opozitare janë ndërprerë para kohe. “Aksioni i opozitës është i përqendruar tek qëndresa. Kjo nënkupton vazhdimësinë e protestës, vazhdimësinë e aksionit opozitar për mos u lënë përgjysëm,” deklaroi ai, duke e përshkruar protestën si një “aksion pa ndalim kundër...
Burimi:
sot.com.al