“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka folur në studion e News24 mbi aksionin e opozitës dhe protestën kombëtare të paralajmëruar nga Partia Demokratike më 24 janar, duke theksuar se vetëm largimi i kryeministrit Edi Rama dhe ngritja e një qeverie teknike mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Sipas Maliqit, protesta e 24 janarit duhet të shënojë një kthesë të fortë në mënyrën e reagimit opozitar. Ai u shpreh se vendimmarrja duhet të merret pikërisht në këtë datë, duke mos përjashtuar skenarë si ngritja e çadrave, greva e urisë apo forma të tjera presioni të vazhdueshëm ndaj qeverisë.  “Nëse protesta do të jetë si të mëparshmet, me fjalime dhe drita të ndezura për disa orë, kjo qeveri nuk bie,” deklaroi Maliqi, duke shtuar se një regjim i tillë, sipas tij, nuk...