“Qeveria ndërton ‘ligje me porosi’”/ Raporti i Transparency International Xhixho: Afera korruptive, zyrtarë të lartë…
Zëvëspresidentja presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjete sociale shkruan se raporti i fundit i Transparency International është një aktakuza e paprecedentë ndaj një dekade qeverisjeje që ka zhytur Shqipërinë në korrupsion sistemik dhe ka kapur shtetin. Sipas saj, rënia drastike në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, vetëm 39 pikë, tregon qartë se vendi po largohet çdo ditë e më shumë nga standardet e Bashkimit Europian, duke mbetur pas edhe vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Kosova. Xhixho thekson se ky degradim nuk është rastësor, por rezultat i një modeli qeverisës që favorizon klientelën politike dhe oligarkinë, duke përdorur ligje “me porosi” për të kapur pasuritë publike dhe duke shkelur standardet demokratike dhe integritetin e shtetit. Postimi i...
Burimi:
sot.com.al