Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektin Porta e Alpeve, një investim i Bankës Europiane dhe qeverisë shqiptare. Lajmin e dha pas mbledhjes së qeverisë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, sipas të cilit fondi total i investimit do të jetë 100 milionë euro dhe do të shërbejë për rehabilitimin e shesheve urbane, bulevardeve dhe qendrave multifunksionale, si edhe për bregdetin e Velipojës, Bunës dhe Alpeve. Karakaçi theksoi se investime do të kryhen edhe në rrjetet e kanalizimit të ujësjellësit dhe transportin urban, si edhe menaxhimin e ndotjes urbane. “Sot në mbledhjen e qeverisë kemi miratuar një projekt të rëndësishëm infrastukturor për qarkun e Shkodrës. Quhet Porta e Alpeve, një marrëveshje investimi me Bankën Europiane, 50 milionë euro dhe 50 milionë euro nga buxheti...