Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm për transformimin e Sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë. Projekti parashikon ndërtimin e një muzeu arkeologjik nëntokësor, krijimin e një parkimi nëntokësor dhe rehabilitimin e plotë të sheshit. Autoriteti kontraktor i ngarkuar për zbatimin e projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të kryejë procedurat e prokurimit publik, projektimin, mbikëqyrjen dhe ndërtimin. Në këtë proces mund të përfshihen edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe Bashkia e Tiranës, përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit. Financimi i projektit do të mbulohet nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. Vendimi i plotë Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit...
Burimi:
javanews.al