Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Këshilli i Ministrave ka zbardhur vendimin për numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore për vitin buxhetor 2026. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Financave, përcakton rregullat e rekrutimit, nivelet e pagave dhe kategoritë prioritare, duke nisur nga arkivistët e deri te specialistët e Kryeministrisë. Emergjencat shëndetësore dhe depistimi Një pikë e rëndësishme e vendimit është alokimi i 50 punonjësve shëndetësorë dhe mbështetës. Këta punonjës do të qëndrojnë në gatishmëri për: Përballimin e emergjencave të paparashikuara shëndetësore. Realizimin e programeve kombëtare të depistimit. Ata do të menaxhohen nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Pagat dhe funksionet e veçanta Vendimi specifikon trajtimin financiar për disa pozicione specifike: Operatorët EDRMS (Sistemi i Dokumenteve), do...