Qeveria miraton indeksimin me 2.5% të pagës për administratën

Qeveria miraton indeksimin me 2.5% të pagës për administratën

Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin me 2.5% të pagave për disa kategori të administratës publike për vitin 2026. Vendimi përfshin rritjen e pagës së Presidentit të Republikës, pagave referuese për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, administratën publike dhe personelin shëndetësor. Në disa sektorë parashikohen edhe rregullime të shtesave dhe kompensimeve. Efektet financiare do të mbulohen nga buxheti i vitit 2026 dhe do të zbatohen nga 1 janari 2026, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, qeveria ka paraqitur një projektligj për dhënien e amnistisë, me synim përjashtimin tërësor ose të pjesshëm nga dënimi dhe ndjekja penale të personave që plotësojnë kriteret ligjore. Projektligji udhëhiqet nga parimi i humanizmit, rehabilitimi dhe mbrojtja e interesit...