“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

Politologu Adri Nurellari tha se qeveria në Maqedoninë e Veriut po nxit përplasje ndëretnike, duke iu referuar zhvillimeve të fundit, me protestat e studentëve shqiptarë në vend. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nurellari theksoi se protestat nuk janë shkak, por pasojë e një situate të krijuar nga politika qeveritare. Sipas Nurellarit, qeveria po përdor një strategji për të polarizuar shoqërinë dhe për të nxitur përplasje të brendshme etnike, për të hequr vëmendjen nga dështimi i integrimit në BE. “Ne jemi duke folur për të drejta që po u mohohen shqiptarëve, që u arritën. Jemi duke folur për një protestë që nuk është shkak, është pasojë e një përpjekje selektive, të qeverisë aktuale, për të larguar vëmendjen nga dështimi...