“Qeveria i ka braktisur qytetarët”/ Protesta e opozitës, deputeti Balliu takim me qytetarët e Kombinatit
Një tjetër dëshmi e qartë e dështimit të qeverisjes aktuale vjen nga Kombinati, shkruan deputeti i PD, Klevis Balliu në një reagim të tij në rrjetet sociale. Sipas deputetit, Kombinati është një zonë e lënë prej vitesh në harresë dhe mjerim ekonomik. Takimi me qytetarët nxori në pah kontrastin e thellë mes luksit të pushtetarëve dhe realitetit të hidhur që përjetojnë banorët: varfëri ekstreme, papunësi dhe mungesë totale e vëmendjes shtetërore, shkruan Klevis Balliu. Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: PROTESTA/ Balliu takimet me qytetarët e Kombinatit: Qeveria i ka braktisur Sot, në takim me qytetarët e Kombinatit një zonë e braktisur prej vitesh dhe e lënë në mjerim të thellë ekonomik. Ndërsa pushtetarët notojnë në luks dhe pasuri të pamerituar, Kombinati po shkatërrohet...
Burimi:
sot.com.al