‘Qeveria e të pandehurve’, Tabaku akuza Vengut: Duhet të ishit nën hetim, keni ‘shkëlqyer’ në Portin e Durrësit
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka drejtuar akuza të forta ndaj ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë seancës parlamentare, duke e kritikuar për mënyrën e ushtrimit të detyrës dhe për qëndrimet e tij në lidhje me procesin e integrimit evropian. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku iu referua angazhimit të mëparshëm të Vengut në Portin e Durrësit, duke pretenduar se aty kanë ekzistuar probleme serioze, përfshirë kontrabandën e naftës dhe lidhje me grupe të krimit të organizuar nga Amerika Latine. Sipas saj, këto çështje kanë ndikuar negativisht në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe kanë shtuar vëmendjen e Shteteve të Bashkuara ndaj luftës kundër krimit të organizuar. “Zoti ministër, unë ju mbaj mend për shumë gjëra, por shkëlqeni te Porti i Durrësit,”...
Burimi:
sot.com.al