‘Qeveria do riformatohet në janar’, Hoxha: Rama po kërkon kohë, heqja e imunitetit të Ballukut e pashmangshme

‘Qeveria do riformatohet në janar’, Hoxha: Rama po kërkon kohë, heqja e imunitetit të Ballukut e pashmangshme

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se heqja e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Parlamenti është një proces i pashmangshëm, pavarësisht përpjekjeve për ta zvarritur atë. Komentet Hoxha i bëri i ftuar në një studio televizive, ku foli për veprimtarinë e SPAK dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas Hoxhës, si në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe në këtë rast, mazhoranca nuk ka mundësi reale për ta penguar procesin. “Do e zvarrisin sa të munden për të fituar kohë, por nuk kanë çfarë të bëjnë. Nuk mund ta shtyjnë pafundësisht, janë të detyruar ta lëshojnë Ballukun,” u shpreh ai. Gazetari shtoi se në situata të tilla ka individë që marrin përsipër përgjegjësi që nuk u takojnë, në përpjekje për të mbrojtur nivelet e...