Qendrimi i Berishës ndaj SPAK, Gjin Gjoni: Ai ka kritika ndaj individëve, jo ndaj institucionit
Në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka folur për marrëdhënien e liderit të opozitës, Sali Berisha, me institucionin e SPAK pas zëvendësimit të kreut të tij. Ai ka theksuar se Berisha nuk e ka sulmuar SPAK-un në tërësi, por vetëm disa elementë të caktuar brenda strukturës. “Edhe vetë lideri i opozitës nuk ka atakuar SPAK-un në përgjithësi, por elementë të tij,” u shpreh Gjoni, duke sqaruar se kritikat e Berishës kanë qenë të fokusuara ndaj individëve dhe jo ndaj institucionit si të tillë. Deputeti demokrat solli në vëmendje artikulimet e fundit të Berishës në media, ku ky i fundit ka pranuar se ka prokurorë të ndershëm që po luftojnë korrupsionin, pavarësisht presioneve të mëdha nga krimi i organizuar...
Burimi:
javanews.al