“Qëllimi kryesor i Ramës, grabitja e pronave”/ Hoxha: Spastrim i Vlorës nga shërbimet ndaj qytetarëve

“Qëllimi kryesor i Ramës, grabitja e pronave”/ Hoxha: Spastrim i Vlorës nga shërbimet ndaj qytetarëve

Qyteti i Vlorës po përballet me një valë largimesh të institucioneve kyçe, një lëvizje që ish-kryetari i Partisë Demokratike në këtë qytet dhe anëtar i Këshillit Bashkiak, Atird Hoxha, e ka cilësuar si një “spastrim institucional” me prapavijë të errët. Goditja më e fundit, sipas tij, është largimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, një institucion jetik për qytetarët dhe çështjet e pronësisë. Në një intervistë televizive, ai denoncoi se largimi i Kadastrës është vetëm maja e ajsbergut. Ai renditi një sërë institucionesh të tjera që janë zhvendosur nga Vlora, duke përfshirë Gjykatën e Apelit, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Drejtorinë Rajonale Arsimore (transferuar në Fier) dhe Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë (transferuar në Lushnje). Sipas tij, këto lëvizje janë pjesë e një urdhri direkt nga...