“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…
Kryeministri Edi Rama komentoi sot, 1 mars, ndryshimet më të fundit në qeveri. Ai tha gjatë podkastit të tij ‘Flasim’ se ato i ka konsideruar si një qasje të re dhe ishin të paralajmëruara më herët gjatë asamblesë Kombëtare. Megjithatë theksoi se nëse rrethanat do kishin qenë ndryshe nuk do të kishte hequr ish-zv/kryeministren Belinda Balluku. Ai u shpreh se ajo ka pasur rezultate të jashtëzakonshme në punë. “Po aty unë ndava me deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati duke bërë edhe krahasimin...
Burimi:
javanews.al