Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Radio Televizionit Publik Shqiptar. UGSH thotë se do të dalë të hënën me një qëndrim zyrtar ndaj projektit apo propozimit te Kryeministrit duke qenë kategorikisht kundër mbylljes se medias publike në Republikën e Shqipërisë. Sakaq, UGSh ka publikuar edhe një peticion të punonjësve të RTSH që i kërkojnë politikës që t’i rikthejë autonominë reale të medias publike shqiptare dhe në këtë mënyrë, ta ringrejnë vetë nga brenda këtë institucion. Peticioni i punonjësve të RTSH: Për Autonomi Reale dhe Zgjedhje të Lira në RTSH Ne, punonjës, profesionistë të medias dhe qytetarë të shqetësuar për të ardhmen e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), i drejtohemi opinionit publik dhe institucioneve përgjegjëse me këtë peticion,...