“Punonjësit e administratës nuk janë mish për top”, Rama: Prokurorët mbushin CV-të që të paraqiten nesër si kandidatë të ardhshëm për SPAK

“Punonjësit e administratës nuk janë mish për top”, Rama: Prokurorët mbushin CV-të që të paraqiten nesër si kandidatë të ardhshëm për SPAK

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Siç paralajmëroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, mazhoranca do të depozitojë në Kuvend një nismë për të adresuar sipas tij boshllëkun ligjor e lënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku. Rama theksoi se reforma në drejtësi ka qenë dhe mbetet një prioritet për shumicën qeverisëse  dhe tha që nuk ka asnjë pendesë që e ka mbështetur, por shtoi se duhet ruajtur balanca dhe proporcionaliteti në zbatimin e ligjit. Ai deklaroi se punonjësit e administratës nuk mund të trajtohen si “mish për top” për ambicie personale karriere dhe se askush nuk duhet të marrë “peng” një funksion kushtetues përmes interpretimeve të gjera të kompetencave procedurale. Sipas tij, nisma e propozuar synon vetëm...