“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka sulmuar Ervin Salianjin, ditën e sotme gjatë takimit me demokratët e degës së PD 1 dhe 3 në kryeqytet, pas takimit që ai bëri në Fier. Berisha iu drejtua demokratëve se PD duhet të ripërtërihet me njerëz me moral dhe se koha është e idealistëve. Por nga ana tjetër, lideri i opozitës tha se nuk duhet të ndjejnë keqardhje për ata që sipas tij, bëjnë lojën e Edi Ramës. “Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën”, tha Berisha. Ndërkohë pas kësaj deklarate të Berishës, ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier. Në mesazhet e tij Salianji...
Burimi:
javanews.al