“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

Drejtuesja politike në qarkun Fier, Belinda Balluku, tha se Partia Socialiste ka hapur dyert për të rinjtë dhe se është një rast i mirë për të energjizuar partinë. Balluku shtoi më tej se punët e mira të realizuara shpesh herë harrohen dhe mbulohen nga balta, por shtoi se gjithmonë ka vend për përmirësim. “Gjithçka ka ardhur në sajë të një disipline dhe duarve të hapura të partisë sonë. Partia vendosi të hapte dyert për prurje të reja, që të gjithë kanë të drejtë të ndërrojnë mendim dhe të votojnë PS në bazë të rezultateve dhe punës në 13 vite. Ky është një rast i mirë për të energjizuar partinë. Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta, harrohet se çfarë ka ndodhur në këto 12...