“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!
Deputeti i PS, Erion Malaj, ka folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, ku ka shpjeguar nismën e socialistëve “Punët e Shqipërisë” dhe qëllimin e saj. Sipas Malajt, kjo iniciativë ka lindur si një nevojë për të rikthyer kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, pas një periudhe të caktuar shkëputjeje. Ai theksoi se fokusi kryesor është diskutimi i çështjeve që prekin përditshmërinë e njerëzve. “Punët e Shqipërisë ka nisur si një nevojë për të qenë në kontakt direkt me qytetarët dhe për të folur për problemet që janë më të rëndësishme për ta sot”, u shpreh ai. Deputeti socialist e cilësoi këtë nismë si një proces të brendshëm të Partia Socialiste e Shqipërisë, që synon të forcojë komunikimin fillimisht me strukturat...
Burimi:
javanews.al