Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt mbledhjes përuruese të Bordit të Paqes për Gazën që do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes. Ministri i Shtetit për Pushtin Vendor Ervin Demo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan: “Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”. Rreth orës 14:05 (me orën shqiptare) përfundojnë mbledhjet e delegacioneve, ndërkohë që në 14:40 bëhet fotoja familjare dhe në 15:00 nis mbledhja. Përfaqësues nga të paktën 40 vendeve, duke përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, do të jenë të pranishëm në mbledhje.
Burimi:
javanews.al