“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila, Daut Gumeni komentoi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke u ndalur veçanërisht te puna e SPAK. Ai shprehu kritika të forta dhe theksoi se pritshmëritë e larta që shoqëruan reformën në drejtësi nuk po përmbushen. Gumeni ngriti shqetësime për mënyrën e funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre dhe duke sugjeruar se në disa raste po veprohet me standarde të dyfishta dhe me ndikim politik. “Po na zhgënjejnë të gjitha këto gjërat e reja. Edhe kjo që i vë goxha emër dhe pastaj i kthejnë mbrapsht, i shtrojnë fjalë, i heqin zanore (SPAK)… na zhgënjeu. Tani është katandisur puna që duhet reformuar ajo që u bë si reformë....