Pse Rama e ka humbur toruan dhe po kapet me të gjithë?
Në politikën shqiptare, nervozizmi i Edi Ramës ka qenë shpesh një tregues i krizave që po ziejnë në prapaskenë. Por këtë herë, agresiviteti i tij ndaj gazetarëve Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala nuk është thjesht shfaqje e arrogancës së zakonshme. Është simptomë e një kryeministri, që e ndien se kontrolli mbi ngjarjet po i rrëshqet nga duart. “Janari i nxehtë” dhe krisjet në qeveri Arsyeja kryesore e humbjes së qetësisë lidhet me një janar të mbushur me tensione. Dosja e zv/kryeministres Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, ka krijuar një precedent të rrezikshëm për Ramën. Një vendim për shkarkimin e saj më 22 janar, do të shënonte jo vetëm një tronditje në kabinet, por edhe fundin e mitit të paprekshmërisë së bashkëpunëtorëve të tij më të...
Burimi:
tesheshi.com