“Pse nuk vijnë të bëjnë verifikimet?”/ Pasojat për përmbytjeve, fermerët me sytë nga shteti: Dëmet janë shumë të mëdha
Pasojat e përmbytjeve të lumit Vjosë në fshatin Kashisht pas tërheqjes së ujërave janë tepër të mëdha. Më të prekurit janë kultivuesit e luleshtrydheve të cilët përllogarisin dëme në miliona lekë. Kreshnik Kapaj, dhe Genti Halilaj, përkatësisht me 4 dhe 7 dynymë sera të kultivuara me luleshtrydhe , janë në fazën e larjes së tyre , të cilat janë të mbuluara nga balta. Përmbytje të tilla nuk i kemi parë që nga viti 1971 thonë ata, ndërsa pohojnë se askush nuk ka dalë në terren për të verifikuar dëmet. Si të mos na mjaftonin dëmet e përllogaritura në mbi 2 milionë lekë, edhe faza e larjes kërkon shpenzime të larta thonë ata, ndërsa ngrica që pasoi pas përmbytjeve , kërkon të tjera shpenzime për mbulimin...
Burimi:
sot.com.al