“Pse neni 222 s’e mbron Ballukun…?”/ Analisti: Rama po tregon muskujt në erë, shumë luftë për asgjë

“Pse neni 222 s’e mbron Ballukun…?”/ Analisti: Rama po tregon muskujt në erë, shumë luftë për asgjë

Analisti Genc Burimi ka komentuar nismën e Partia Socialiste për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale lidhur me çështjen e pezullimeve nga detyra, duke e cilësuar atë si një lëvizje që synon t’i vështirësojë punën drejtësisë. Në një komunikim televiziv, Burimi u ndal te iniciativa e kryeministrit Edi Rama për të korrigjuar nenin 222 të Kodit të Procedurës Penale, duke argumentuar se ndryshimi synon të parandalojë pezullimin e tij apo të anëtarëve të qeverisë nga detyra. “Kur u arrestua Tahiri nuk pati nevojë për nenin 222. As kur u kërkua arrestimi i Ahmetajt dhe as kur u arrestua Berisha. Rama mendon se duke bërë këtë ndryshim, nëse vihet vetë nën hetim, do t’ia vështirësojë punën drejtësisë”, u shpreh ai. Sipas Burimit, drejtësia ka dy kanale...