Pse mungoi Spiropali në seancën për kërkesën e SPAK? Rama i prerë: S’merrem me këtë punë
Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama, u pyet për mungesën e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në seancën e djeshme, ku u votua kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se nuk është puna e tij të merret me çështjet e prezencës dhe votimit, duke ia pasur përgjegjësitë kreut të grupit. “Sa i përket çështjes së prezencës, votimit, s’merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit që ka detyrë të dëgjojë dhe kuptojë arsyet e mungesave”, tha ai Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Blendi Gonxhja nuk ishin të pranishëm në sallë në momentin e votimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se Spiropali, pas largimit nga detyra e...
Burimi:
ntv.al