“Pse është mbyllur hipoteka e Vlorës?”, Bardhi: Policia nuk i garanton dot funksionarët e këtij shteti

“Pse është mbyllur hipoteka e Vlorës?”, Bardhi: Policia nuk i garanton dot funksionarët e këtij shteti

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se hipoteka në Vlorë do të mbyllet për t’u zhvendosur në Tiranë për shkak të frikës nga krimi i organizuar. Në Kuvend, Bardhi akuzoi se Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike, “Ministrja e Brendshme fshihet kur i kërkohet të flasë, pastaj vjen flet kur i vjen mesazhi që duhet të flasë dhe më pas mbaron fjalën dhe largohet. Është e mirkuptueshme për regjime kriminale si Shqipëria që të konsiderosh krim të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar dhe të konsiderosh arritje vjedhjen e kësaj qeveria. Por sigurisht për çdo regjim në fund të tij, i vetmi mjet që i mbetet në dorë është dhuna. Zonja që foli këtu mendon se do të...