PS zgjedh kreun e PD të Lezhës, Sali Berisha vazhdon pazaret e pista me mazhorancën, zbardhen kulisat
Zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike në Lezhë u zhvilluan mes akuzave për ndërhyrje dhe ndikim politik nga jashtë strukturave të partisë. Në qendër të debatit qëndron Donika Ndoj, anëtare e Këshillit Bashkiak që nga viti 2023, e cila ka votuar disa vendime në linjë me shumicën socialiste. Kundërshtarët përmendin përfshirjen e strukturave të Bashkisë Lezhë, të kryebashkiakut Pjerin Ndreu, si dhe të deputetit demokrat Gjin Gjoni dhe atij socialiste Admir Kadeli në mbështetje të kandidaturës së saj. Konkretisht, mësohet se zgjedhjet e fundit në degën e Partisë Demokratike në Lezhë kanë nxitur debat për mënyrën e zhvillimit të procesit dhe për ndikimin e faktorëve të jashtëm në rezultatin final. Donika Ndoj, e zgjedhur në krye të degës, është anëtare e Këshillit Bashkiak të Lezhës...
Burimi:
sot.com.al