PS votoi kundër heqjes së imunitetit, Bylykbashi: Laku i drejtësisë po shkon drejt fytit të Ramës!

PS votoi kundër heqjes së imunitetit, Bylykbashi: Laku i drejtësisë po shkon drejt fytit të Ramës!

Po mbahet në selinë blu një takim me Departamentin e Infrastrukturës, ku i pranishëm është edhe kryedemokrati Sali Berisha. Në nisje të mbledhjes, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se demokratët kanë nisur përgatitjen e programit të partisë për fusha të ndryshme, ndërsa komentoi edhe zhvillimet e fundit sa i përket votimit kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. Ai e ka cilësuar si një provë që kryeministri po ndjen që “laku i drejtësisë po i afrohet”, ndërsa qeverisjen e Ramës e quajti të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Nisim përgatitjen e programit të PD për pika të ndryshme. Ajo që u përmbyll dje me turp në Kuvendin e Shqipërisë është maja e qeverisjes së Ramës, është...