PS VENDOS SOT PER FATIN E BELINDA BALLUKUT

PS VENDOS SOT PER FATIN E BELINDA BALLUKUT

Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Pallatin e Brigadave ministrat dhe deputetët. Mbledhja nis me fjalën e kryeministrit, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim. Në fund, fjalën e ka kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. 4 ditë më parë prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan Kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres. Fatin e saj do ta vendosë kuvendi me shumicë socialiste, i cili do duhet të zgjedhë mes dy raporteve, atij të opozitës për lejimin e arrestimit apo një qëndrimi të socialistëve që i qartë do të mësohet vetëm nesër. Vendimin pro apo kundër kërkesës së SPAK Kuvendi pritet...