PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, foli në emisionin “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj për garën e ardhshme në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranë, ku socialistët ende nuk e kanë konfirmuar përfundimisht si kandidate Ogerta Manastirliun. Klosi konfirmoi se ajo vijon të jetë një figurë kyçe në garë dhe aktualisht mban rolin e drejtuese politike të qarkut Tiranë. Megjithatë, ai theksoi se procesi përfundimtar i përzgjedhjes së kandidaturave do të ndjekë të gjitha hallkat statutore të partisë, duke lënë të hapur vendimmarrjen përfundimtare. I pyetur nëse do të vazhdojë të qëndrojë Manastirliu kandidate, Klosi u shpreh: “Manastirliu është drejtuese politike e qarkut Tiranë. Filloi një garë elektorale e ndërprerë në mes nga vendimet e gjyqësorit, një garë fituese maksimalisht nga Ogerta nëse do të...