Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve”, Tafani: Arrestimi i Veliajt në shkurt, ishte një dëm i madh për mazhorancën
Analisti Endri Tafani, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruar se Partia Socialiste është goditur më fort nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit. “Reforma në Drejtësi u bë sepse u pa që modeli putinist i pushtetit, që një kryeministër lidhej me oligarkët dhe qëndronte 10 mandate, u pa që ishte faktor destabilizimi dhe prandaj u kërkua nga Amerika. Nuk e kemi vetëm ne, e ka bërë gjithë Europa Lindore. Kur u bë, personat e përzgjedhur kanë qenë në fondacionin Soros sepse ky fondacion ka insistuar për reforma. Ishte mekanizëm i fortë dhe gjatë kohës që ishte Kraja, nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje të madhe. Tani që është konsoliduar si strukturë, goditjen më të madhe opozitës ia ka dhënë “non grata”,...