‘PS po mban peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal’, analiza e BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut

‘PS po mban peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal’, analiza e BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut

Nga Gjergj Erebara, BIRN Gjuha me nënkuptime erotike tërheq vëmendjen, sot dhe përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit dhe kjo u përsërit edhe ditën e enjte, kur Taulant Balla përdori dhe kërkoi ndjesë për fjalë me nënkuptime të drejtuara ndaj një deputeteje të opozitës. Zemërata për gjuhën seksiste vështirë se duhet të na heqë vëmendjen nga fakti kyç! Socialistët po mbajnë peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal duke zvarritur përgjigjen ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku. Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a shumë të njëjtët personazhe por në pozicione të kundërta, gjendeshin në Kuvendin e Shqipërisë me shqetësime të njëjta. Korrik...