PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Klosi: Vendimmarrje që i takon Kuvendit, në asnjë rast nuk e pengojmë hetimin

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Klosi: Vendimmarrje që i takon Kuvendit, në asnjë rast nuk e pengojmë hetimin

Deputeti i PS, Blendi Klosi komentoi rastin e Belinda Ballukut dhe vendimin për të mos lejuar arrestimin e saj. Pyetjes së gazetarëve nëse kanë ndryshuar qëndrim në raport me SPAK, Klosi iu përgjigj se PS është ajo që e ideoi reformën në drejtësi dhe do vijojë ta mbështesë. Ai theksoi se në asnjë rast nuk do e bllokojnë hetimin e SPAK, ndërsa pjesa tjetër është një vendimmarrje e Kuvendit. “Kjo parti e ka shprehur qartazi qëndrimin, në asnjë rast nuk kemi asnjë diskutim sa i përket organeve të drejtësisë së re. Kemi ardhur në pushtet në 2013 me premtimin e reformës në drejtësi, vazhdojmë të mbështesim, ta jetësojmë dhe qëndrojmë të baraslarguar nga drejtësia sa i përket vendimmarrjeve të saj. Ne i qëndrojmë 100% parimit,...