PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, reagon KE: Nuk komentojmë raste në hetim, vendimi i takon Parlamentit shqiptar!

PS nuk lejoi arrestimin e Ballukut, reagon KE: Nuk komentojmë raste në hetim, vendimi i takon Parlamentit shqiptar!

Komisioni Europian ka reaguar pas interesimit lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku. Në një përgjigje zyrtare , një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni nuk komenton raste që janë në proces. “Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian. Reagimi vjen pasi Partia Socialiste tregoi se do të votojë kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku, e cila sipas informacioneve të bëra publike është nën akuzë për dyshime që lidhen me parregullsi në tendera publikë.