PS nuk dorëzoi Ballukun, Berisha: S’ka ndodhur asnjëherë më parë të refuzohet heqja e imunitetit të ministrit

PS nuk dorëzoi Ballukun, Berisha: S’ka ndodhur asnjëherë më parë të refuzohet heqja e imunitetit të ministrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sërish pengesën që maxhoranca socialiste i bëri drejtësisë, duke mos i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkoi arrestimin. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në vend që të refuzohet heqja e imunitetit të një ministri, duke përmendur rastet e mëparshme të anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët pasi janë vënë në akuzë nga drejtësia, kanë dhënë vetë dorëheqjen. “Akt që se ka kryer kush kurrë. Gjendja, asgjësimi i parlamentit, drejtësisë, janë hapat të cilat ndërmori gjatë këtyre muajve për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij. E vërteta është se sot opozita është e vetmja shpresë, dhe sot më shumë se kurrë kërkohet...