PS ndryshon ligjin për AKSHI-n, Malaj: Agjencia mund të bashkëpunojë me kompani private. PD: Cënohet siguria
Socialistët në Komisionin e Ligjeve vendosën me votat e tyre të ndryshojnë ligjin për qeverisjen elektronike, duke ndryshuar mënyrën si operon sot Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Deputeti socialist Erjon Malaj u ka vënë firmën ndryshimeve që parashikojnë se AKSHI, në ushtrimin e funksioneve operative të zhvillimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve TIK, mund të krijojë ose të bashkëpunojë me shoqëri aksionare ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve. “Jo privatizim, por korporatizim fleksibël financiar, kontrolli publik nuk cenohet”, tha Erjon Malaj, deputet i PS Por demokratët kundërshtuan ndryshimet, duke sjellë në vëmendje hetimet e SPAK-ut për tenderat që ka zhvilluar AKSHI dhe akuzat për grup të strukturuar kriminal që Prokuroria e Posaçme ka ngritur për ish-drejtoreshën e këtij institucioni dhe...
Burimi:
vizionplus.tv