PS mori në mbrojtje Ballukun, Salianji: Rama shpalli luftë ndaj SPAK, përplasje e hapur me drejtësinë!

PS mori në mbrojtje Ballukun, Salianji: Rama shpalli luftë ndaj SPAK, përplasje e hapur me drejtësinë!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji reagoi pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e pandehur për korrupsion me tenderat. Salianji deklaroi se vendimi i sotëm rrëzon, sipas tij, propagandën për “shkëlqimin” e drejtësisë së re dhe tregon se mazhoranca socialiste po hyn në një përplasje të hapur me institucionet e drejtësisë. “Vendimi i sotëm është qartësisht fillimi i një beteje të re të socialistëve me drejtësinë, një betejë institucionale, publike dhe politike ndaj asaj që me propagandë u quajt ‘drejtësia e re’”, u shpreh Salianji. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe shumica socialiste kanë rrëzuar vetë mitin e drejtësisë së pagabueshme që kishin promovuar ndër vite, duke argumentuar se...