PS mbledh sot grupin parlamentar, Rama dorëzon ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat dhe postet kushtetuese

PS mbledh sot grupin parlamentar, Rama dorëzon ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat dhe postet kushtetuese

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parlamentar. Një ditë më parë, në podcastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë Edi Rama bëri me dije se mazhoranca do të depozitojë në Kuvend një nismë për të adresuar sipas tij boshllëkun ligjor të lënë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku. “Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparente edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias”, tha Rama. Kreu i qeverisë theksoi se pezullimi i një ministri për një masë sigurimi penal nuk mund të bllokojë funksionet e tjera të ekzekutivit dhe se pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të...