PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 21 mars, Klosi jep detajet

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 21 mars, Klosi jep detajet

Më 21 mars do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialsite. Lajmin e dha sekretari i i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi pas mbledhjes së kryesisë. Në një deklaratë për mediat, Klosi tha se procesi do të nisë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave dhe forumeve lokale të partisë, si edhe  strukturat e partisë në diasporë. “Ky proces do të fillojë me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave. Do të shkojmë në zgjedhjen e forumeve lokale të Partisë Socialiste, një proces i cili tashmë është bërë i çdo dy vitshëm në Partinë Socialiste dhe është një proces i riforcimit të të gjithë strukturës së Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Është një proces i cili thashë do të përfshijë të gjithë forumet e Partisë Socialiste,...