Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mbledhja e “Etikës” shtyhet për të martën
Është shtyrë për të martën, në orën 10:00, mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas skenave kaotike të ditës së enjte në seancën plenare. Vendimi u mor për t’i dhënë kohë deputetëve që të njihen me provat. Opozitarët kërkuan që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura për mediat. “Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, citohet të ketë thënë deputeti i PD, Saimir Korreshi, në mbledhje. Të enjten, pak orë pas mbylljes së seancës, Partia Socialiste paraqiti kërkesë për përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë për deputetët...