PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

Në 20-vjetorin e krijimit të degës së Partisë Socialiste në Greqi, sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim festiv në Athinë me drejtuesit ndër vite të strukturave të kësaj force politike. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë ndihmuar në organizimin dhe forcimin e strukturave të partisë në Greqi ndër vite, duke kulmuar me zgjedhjet e 11 majit. “Takim festiv me drejtuesit ndër vite të Partisë Socialiste në Greqi në 20 vjetorin e krijimit të strukturave tona këtu. Mirënjohje të gjithë kontributorëve në organizimin e Partisë Socialiste në Greqi, në betejat dhe sfidat tona elektorale, të cilat kulmuan me fitoren e madhe të 11 Majit, ku rezultati i Greqisë ishte shembulli i punës organizative ndër...