Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE
Lea Ypi mendon se në Shqipëri nuk ka as të majtë as të djathtë politikisht, sepse e vetmja ideologji që ekziston për momentin është ideologjia e integrimit. “Dhe integrimi europian bën çdo politikë që të ketë aspekt depolitizues, sepse as nuk shtrohen çështje themelore. Pra, ne diskutojmë kur do të hyjmë në Europë, a u bënë detyrat për të hyrë në Europë, a u plotësuan kriteret për të hyrë në Europë, por në fakt nuk ka debat se çfarë është Europa, se çfarë i sjell Shqipërisë, në çfarë konteksti gjendet sot institucionet e Bashkimit Europian, cilat janë krizat e Europës, cilat janë vështirësitë, si ka reaguar Europa në kontekste krizash në vende anëtare si Greqia për shembull në momente të caktuara. Çfarë impakti ka pasur,...