“PS dhe PD, pa zgjedhje reale brenda partisë”, Salianji: Forcat politike nuk respektojnë rregullat!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me intelektualë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te situata politike dhe funksionimi i demokracisë në vend. Salianji theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave nga partitë politike, duke paralajmëruar se mungesa e tyre cenon vetë demokracinë. “Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta”, u shpreh ai. Salianji ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve reale...
Burimi:
vizionplus.tv