PS depoziton në Kuvend pr.ligji për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale: Balancë mes funksioneve kushtetuese dhe procesit penal

PS depoziton në Kuvend pr.ligji për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale: Balancë mes funksioneve kushtetuese dhe procesit penal

Depozitohet në Kuvend projektligji për një ndryshim në ligjin për “Kodin e Procedurës Penale”, i propozuar nga Kryeministri Edi Rama, kreu i grup[it parlamentar socialist Taulant Balla dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në cilësinë e deputetëve. Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon plotësimin e pikës 2 të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke zgjeruar rrethin e subjekteve ndaj të cilëve nuk do të zbatohet masa ndaluese e pezullimit nga detyra. Konkretisht, pas parashikimit aktual që kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, propozohet të shtohen edhe: Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndryshimi në këtë projektligj nuk synon të kufizojë...