PS bën një hap pas, tërhiqet nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, ja ligjet që u votuan dje në Kuvend

PS bën një hap pas, tërhiqet nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, ja ligjet që u votuan dje në Kuvend

Partia Socialiste është tërhequr nga ndryshimet e propozuara për Komisionin e Reformës Territoriale. PS-ja kërkonte të ndryshonte formulën e përfaqësimit në komision. Ata kërkonin 17 anëtarë në Komisionin e Reformës Territoriale, 9 nga PS dhe 8 nga opozita, në vend të ndarjes së barabartë që zbatohet aktualisht. PS-ja kërkonte edhe ndryshim në drejtim. Socialistët kërkonin që Komisioni të kishte një kryetar nga mazhoranca dhe një nënkryetar nga opozita, në vend të dy bashkëkryetarëve. Socialistët argumentonin se ndryshimet sigurojnë vazhdimësinë e punës, pas mungesave të opozitës në mbledhjet e Komisionit. Megjithatë, pavarësisht kësaj, në përfundim të seancës së djeshme plenare, mazhoranca u tërhoq nga propozimi i saj, pasi Partia Demokratike deklaroi se nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve të tjera dhe jo për bojkot. Pas...