Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, më pas marshojnë drejt Kuvendit

Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, më pas marshojnë drejt Kuvendit

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të kordonit të policisë të vendosur para Kryeministrisë, protestuesit kanë zbrazur sheshin për tu drejtuar drejt Kuvendit. Me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë duke shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës, simpatizantë të PD janë nisur në këmbë në drejtim të selisë së Kuvendit. Mes tyre ndodhet dhe kreu i PD, Sali Berisha, dhe shumë funksionarë të lartë të PD.